Pogradeci Online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pogradeci Online


 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimihome

 

 Historia e shqiperise

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
pikacu
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR
pikacu


Female Numri i postimeve : 264
Age : 38
Vendndodhja : france
Profesioni : studente
Registration date : 29/08/2006

Historia e shqiperise Empty
MesazhTitulli: Historia e shqiperise   Historia e shqiperise Icon_minitimeSun Oct 01, 2006 10:59 am

1. SHFAQJA E SHOQĖRISĖ NJERĖZORE. PALEOLITI

Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore

Historia e shoqėrisė njerėzore fillon qė nė kohėn kur nga kopeja e majmunėve antropoidė u formuan grupet e para tė njerėzve primigjenė. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshėve u krye nėpėrmjet njė procesi shumė tė gjatė, tė ndėrlikuar dhe tė papėrsėritshėm.
Periudha mė e hershme e zhvillimit tė kėsaj shoqėrie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetėr, lithos - gur) dhe pėrfshin periudhėn afėrsisht nga 1 500 000 deri nė 10 000 vjet mė parė. Kjo epokė ndahet nga ana e saj nė paleolit tė ulėt, tė mesėm dhe tė lartė.
Nė vendin tonė nuk janė zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulėt, qė zė njė pjesė tė madhe tė epokės sė pleistocenit e vjen deri nė kohėn e vėrshimit tė akullnajave Riss.
Gjurmėt mė tė hershme tė qenies sė njeriut nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket paleolitit tė mesėm (100 000-30 000 vjet mė parė). Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm. Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apolonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės. Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.
Tipi fizik i njeriut nė kėtė kohė ishte ai i neandertalit . Nė procesin e antropogjenezės ky tip paraqet njė hallkė mė tė zhvilluar nė krahasim me pitekantropin e paleolitit tė ulėt.
Dyndja nga veriu nė jug e akullimit tė periudhės gjeologjike Riss bėri qė edhe nė vendin tonė klima tė pėsojė ndryshime tė mėdha. Nė malet e larta tė Shqipėrisė u formuan akuj tė pėrhershėm, qė zbritėn deri nė lartėsinė 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshėt e vjetra qėndruan vetėm ato qė mundėn ta pėrballonin tė ftohtit. Krahas tyre u shfaqėn dhe kafshėt karakteristike vetėm pėr kushtet e klimės sė ftohtė. Tė tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellės, hiena e shpellės, dhia e egėr etj.
Tė ftohtėt ndikoi edhe nė mėnyrėn e jetesės. Nė luftėn pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė klimatike dhe pėr tė mbijetuar, njeriu i kėsaj kohe bėri hapa tė rėndėsishėm drejt pėrparimit; u strehua nė shpella pasi triumfoi nė luftėn pėr jetė a vdekje me kafshėt e egra qė i kishin zėnė qė mė pėrpara kėto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytėzuar lėkurėt e kafshėve, mėsoi tė ndezė vetė zjarrin, tė cilin e pėrdori me sukses kundėr tė ftohtit dhe bishave tė egra, por sidomos pėr tė pėrmirėsuar strukturėn e ushqimit, duke pėrdorur gjerėsisht mishin e pjekur, i cili luajti njė rol tė madh nė pėrmirėsimin e mėtejshėm biologjik tė tij. Zjarri qe njė arritje shumė e rėndėsishme pėr kohėn, sepse i dha njeriut pėr tė parėn herė zotėrimin mbi njė fuqi tė caktuar tė natyrės, qė e ndau atė pėrfundimisht nga bota e kafshėve.
Banorėt e paleolitit tė mesėm jetonin me prodhimet, qė i gjenin tė gatshme nė natyrė dhe sidomos me gjueti, e cila pėrbėnte edhe drejtimin kryesor tė veprimtarisė sė neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe tė zhardhokėve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fėmijėve, me pėrgatitjen e lėkurės pėr veshje, etj., merrej gruaja, ndėrsa burri dilte pėr gjah ose merrej me pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Gjuetia e kafshėve tė mėdha, nė kushtet e nivelit tė atėhershėm, primitiv tė veglave tė punės, mund tė bėhej vetėm nė mėnyrė kolektive. Nė kėto rrethana ajo ndihmoi shumė nė forcimin e lidhjeve tė brendshme midis anėtarėve tė grupeve dhe sė bashku me krijimin e lidhjeve tė gjakut shpuri nė organizimin e bashkėsisė primitive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.pogradecionline.tk
tempesta
Anetar i ri
Anetar i ri



Female Numri i postimeve : 3
Age : 42
Vendndodhja : athine
Registration date : 18/08/2009

Historia e shqiperise Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e shqiperise   Historia e shqiperise Icon_minitimeTue Aug 18, 2009 9:53 pm

Very Happy Nuk do ta besosh por te lexova deri ne fund.... Embarassed
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e shqiperise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kodiket e Shqiperise??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Pogradeci Online :: TEMA SHOQERORE :: Historia-
Kėrce tek: