Ne nje takim me drejtues te universiteteve publike te vendit dhe pedagoge, kryeministri Sali Berisha i eshte rikthyer nismes se qeverise per shkrirjen e Akademise se Shkencave dhe institucioneve kerkimore qe varen prej saj, duke e konsideruar kete nje reforme shume te rendesishme. "Tu heqesh kerkimin shkencor katedrave dhe pedagogeve do te thote t'i sterilizosh ato nga mendimi. Duhet te kete kerkues shkencore dhe kete ne jemi te vendosur ta riorganizojme bashke me ju", iu eshte drejtuar Berisha pedagogeve. Kete vendosmeri per te shkrire Akademine, nje nisme e kritikuar nga vete akademiket, kreu i qeverise e shoqeroi me nje zotim per shtim fondesh per arsimin, qe mbetet sipas tij nje prioritet i qeverise. "Kemi vendosur te dyfishojme fondet. Shoh me optimizem se mund edhe te tejkalohet ky projekt. Javen qe vjen ministri do te sjelle projektin per trefishimin e shperblimit per oret suplementare dhe veprimtarite tuaja", ka shtuar Berisha.